Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

EMRAT/ ‘Kultivim kanabisi, kundërshtim të policisë’, arrestohen 3 persona në Fier

EMRAT/ ‘Kultivim kanabisi, kundërshtim të policisë’, arrestohen 3 persona në Fier

09:42, 06/10/2021
A+ Aa A-

Vihen në prangat e Policisë në Fier 3 shtetas, një për kultivim të bimëve narkotike, një për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe një për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Në Fier u arrestua për kultivim të bimëve narkotike shtetasi Thoma Çili.

U arrestua për kundërshtim të punonjësit të Policisë shtetasi Olsi Bakiaj.

U arrestua për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt shtetasi Përparim Qorri.

U procedua penalisht për zjarrvënie shtetasi Fejzo Dulaj

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, një për kultivim të bimëve narkotike, një për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe një për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Procedohet penalisht një shtetas për zjarrvënie.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, Fier, në tokën e shtetasit Th. Ç., gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. Ç., 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

• Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, për motive të dobëta ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

•Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 48 vjeç, banues në Divjakë, pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

•Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin F. D., banues në Kasnicë, Patos, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco