Emri që flitet/ Kush pritet të jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit

Emri që flitet/ Kush pritet të jetë kreu i ri i Policisë së Shtetit

17:22, 05/10/2021
A+ Aa A-

Pasi u shkarkuar gjatë mesditës nga Edi Rama, Ardi Veliu me anë të një letre tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit.

Letrën e publikoi Rama, të cilën ky i fundit e bëri publike në rrjetet sociale, Veliu tha se kishte vendosur të mos kërkonte një mandat të dytë, por t’i përkushtohej më shumë familjes.

Emri më i përfolur për të pasuar Veliun në këtë detyrë është Gledis Nano, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri.

Për këtë përpjekje, në muajin gusht ai u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomi05/10/2021 23:04

Eshte Shume me shume ushtar I denje dhe I Bindur se Veliu ,Skeni pare gje akoma ,Estrada ka akoma Shfaqje per te dhëne!

Korabi05/10/2021 17:49

A e ka dekuruar shoqja Kimete ? Do jete shume i afte, na rujt zoti prej kriminelve.

Leonsio05/10/2021 17:34

Kimetja e paska ndare mendjen me prure ne Shqiperi gjithe Afganistanin , Sirine , Bangladeshin , etj. ... sepse ky Drejt. Policise qenka i kualifikur ne keto shtete ...

Shto koment

Denonco