Makina me eksploziv/ Policia ndalon mjetin, shoferi ia mbath, e pëson pasagjeri

Makina me eksploziv/ Policia ndalon mjetin, shoferi ia mbath, e pëson pasagjeri

11:02, 05/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka sekuestruar në një mjet një sasi prej 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv si dhe ka vënë në pranga një person. Blutë e Kukësit njoftojnë se gjatë një aksionit kanë lokalizuar, në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Sapo ka parë policinë, drejtuesi i mjetit, Sh. R., ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet, ndërsa bashkëpunëtori i tij është kapur, si dhe është sekuestruar eksplozivi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco