Ekzekutuan Ardian Çollakun në Elbasan, autorët djegin makinën

Ekzekutuan Ardian Çollakun në Elbasan, autorët djegin makinën

19:49, 04/10/2021
A+ Aa A-

Pak minuta pas ekzekutimit të Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit në hyrje të qytetit të Elbasanit, autorët kanë djegur automjetin disa kilometra më tej. 

Burime për Syri.net konfirmojnë se policia është njoftuar për një automjet tip "Volvo" që po digjet në fshatin Balldre. 

Makina dyshohet se iu përket autorëve të atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. 

50-vjeçari Ardian Çollaku, baba i dy fëmijëve, ishte person me precedent penal. Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje pikërisht me të shkuarën kriminale të Çollakut. 

Policia ende nuk ka një pistë për ngjarjen, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit. Blutë kanë nisur edhe shoqërimet e para në komisariat të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco