Tronditet Elbasani! Ekzekutohen në atentat me armë zjarri Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri

Tronditet Elbasani! Ekzekutohen në atentat me armë zjarri Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri

19:31, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një atentat me dy të vdekur ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te vendi i quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit.

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se viktimë të atentatit kanë mbetur shtetasit Ardian Çollaku, rreth moshës 50 vjeç dhe Lulzim Bitri. Mësohet se autorët janë larguar me makinë, duke humbur gjurmët menjëherë pas krimit. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco