VIDEO - Vendosen barriera në autostradë/ Mbeten pa punë tregtarët ambulantë në Milot: Bashkia të ndërtoj treg për ne

VIDEO - Vendosen barriera në autostradë/ Mbeten pa punë tregtarët ambulantë në Milot: Bashkia të ndërtoj treg për ne

15:56, 04/10/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra tregtar ambulantë, që ushtronin aktivitet në aksin Milot-Rrëshen, nuk do të kenë më mundësi të shesin në anë të rrugës kombëtare. Kompania konçensionare ka vendosur barriera mbrojtëse, për parandalimin e aksidenteve, duke bllokuar dhe aktivitetin e shitësve ambulantë. Këta të fundit kërkojnë nga bashkitë ndërtimin e tregjeve, pasi shitja e prodhimeve bujqësore është e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

Nga syri Tv

Dhjetëra fermerë në zonën e Milotit dhe Rrëshenit, nuk do të kenë mundësi të tregëtojnë prodhimet e tyre bujqësore në rrugën e kombit. Kompania koncensionare e rrugës, ka vendosur barriera mbrojtëse në të dyja anët e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat shpesh shkaktohen edhe për shkak të ndalimit të mjeteve në pikat ambulante të shitjes së produkteve.

Nga ana tjetër, tregtarët kërkojnë zgjidhje nga institucionet. Duke pranuar se shitja në anë të rrugës është me rrezik për ata, por dhe për mjetet. Por këta qytetarë kërkojnë ndërtimin e tregjeve me qëllim që të shesin prodhimet e tyre.

Mes shitësve ambulantë, ka dhe tregëtarë të pajisur me leje për ushtrimin e aktivitetit në afërsi të rrugës nacionale, ku tashmë do ta kenë të pamundur të shesin prodhimet e tyre. Ata shprehen se prej vitesh i paguajnë rregullisht taksa shtetit, ndërsa tani kërkojnë zgjidhje pasi aktiviteti tregtar është i vetmi burim jetese për ta.

Ushtrimi i aktivitetit tregtar në akset nacionale është kthyer shpesh burim aksidentesh, me pasoja  tragjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco