VIDEO - Shkolla ‘Lef Sallata’/  Mësimi me turne, prindërit e nxënësve ngrihen në protestë

VIDEO - Shkolla ‘Lef Sallata’/ Mësimi me turne, prindërit e nxënësve ngrihen në protestë

15:22, 04/10/2021
A+ Aa A-

Zhvillimi i mësimit me turne për nxënësit e klasës së tretë dhe të pestë në shkollën “Lef Sallata” në Vlorë, ngriti prindërit në protestë. Këta të fundit kërkuan që fëmijët e tyre të zhvillojnë mësim vetëm paradite, duke ngritur dyshime për vendimin e drejtoreshës së shkollës.

Nga Syri Tv

Prindër të fëmijëve të dy klasave në shkollën “Lef Sallata” në Vlorë protestuan këtë të hënë kundër mësimit me turne. Drejtoria e shkollës ka vendosur që klasa e tretë dhe klasa e pestë të zhvillojnë mësim me turne, kryesisht pasditeve.

Ky vendim i drejtorisë së shkollës nuk është pranuar nga prindërit, të cilët kanë dyshime se lënia e dy klasave për të zhvilluar mësimin pasdite, është e nxitur nga arsye të tjera.

Prindërit kërkojnë rikthimin e mësimit paradite për fëmijët e tyre, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Ata gjithashtu akuzuan drejtoreshën e shkollës se nuk ka pranuar ti takojë dhe t`u jap informacion për vendimin që ka marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco