Dy vjedhje brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Dy vjedhje brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:29, 04/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar të akuzuar për vjedhje. Në pranga ka rënë A. H., 28 vjeç, banues në Patos, Ky i fundit i ka vjedhur me dhunë portofolin një shtetasi dhe më pas ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal.

Njoftimi i plotë:

I vodhi me dhunë portofolin me një sasi parash një shtetasi, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari.

Gjithashtu ky shtetas ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal në fshatin Margëlliç, Patos.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe arrestuan shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marrë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh.

Gjithashtu, po atë natë, ky shtetas ka marrë një sasi parash edhe në lokalin e shtetasit O.  P në fshatin Margëlliç, Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco