400 euro për të shkuar drejt BE, arrestohet në Prrenjas I riu me 3 klandestinë në makinë

400 euro për të shkuar drejt BE, arrestohet në Prrenjas I riu me 3 klandestinë në makinë

10:27, 04/10/2021
A+ Aa A-

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 33-vjeçari.   

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. H, banues në Korçë.

"Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Ura e Manastrecit", Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip "BMË", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person".    

Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.    

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco