Pirro Dhima në Himarë për të varrosur nënën e tij, përsëri në zi, 3 vjet pas vdekjes së të shoqes Foto arkivë nga funerali i se shoqes.

Pirro Dhima në Himarë për të varrosur nënën e tij, përsëri në zi, 3 vjet pas vdekjes së të shoqes

13:41, 02/10/2021
A+ Aa A-

Vetëm tre vjet pas humbjes së gruas së tij të dashur, peshëngritësi Pirro Dhima u zhyt përsëri në zi të madhe, këtë herë për shkak të humbjes së nënës së tij. Ai ka ardhur sot në Himarë për të varrosur nënën Eleftheria, 75 vjeçe. 

Kampioni më i madh i peshëngritjes i ardhur nga Shqipëria, që e bëri Greqinë të qajë me sukseset e tij në Lojërat Olimpike dhe më tej, është zhytur përsëri në zi, pasi nëna e tij e dashur ndërroi jetë.

Mediat greke shkruajnë sot se gruaja që e solli në jetë dhe i tregoi botën, e bëri atë që është sot, ndërroi jetë papritur pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e familjes në Himarë, ku u rrit Pirro Dhima.

Pirro dhe vëllai i tij Odisea e kishin sjellë nënën e tyre në Athinë vitet e fundit, por ajo donte të kthehej në atdheun e saj ku kishte jetuar tërë jetën.

Vdekja e saj në moshën 75 -vjeçare, i futi fëmijët e saj në zi sërish. 

Kujtojmë se tre vjet më parë gruaja e Pirro Dhimës ndërroi jetë nga kanceri, duke e lënë atë me katër fëmijë, një sëmundje me të cilën ai u përball deri në fund për t’i dhënë forcë gruas, siç bënte gjithmonë, të gjithë familjes.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco