Çifti me dy fëmijë zbulohet në Rinas me pasaporta falso, arrestohet falsifikatori që mori 25 mijë euro Pasaportat e konfiskuara nga Policia e Rinasit

Çifti me dy fëmijë zbulohet në Rinas me pasaporta falso, arrestohet falsifikatori që mori 25 mijë euro

09:19, 02/10/2021
A+ Aa A-

Një familje me dy fëmijë të mitur ka tentuar të kalojë në Aeroportin e Rinasit për të shkuar në Gjermani, me pasaporta spanjolle të falsifikuara. Policia Kufitare e Rinasit e ka pikasur tentativën e tretë të kësaj familjeje për të kaluar kufirin dhe i ka ndaluar ata, por njëkohësisht ka arrestuar falsifikatorin e pasaportave të tyre, Neard Myftarin, 35 vjeç. Falsifikatori u kishte marrë 25 mijë euro për pasaportat.

Arrestimi i Myftarit dhe procedimi penal për çiftin u kryen në kuadrin e operacionit të koduar “Last Trip” nga Policia Kufitare Rinas dhe seksioni për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Policinë e Tiranës.

Policia Kufitare e Rinasit njoftoi se nga operacioni “Last Trip”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. M, 35 vjeç si dhe u proceduan K.M, 41 vjeç dhe S.A, 31 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se N.M në bashkëpunim dhe me të tjerë që po kërkohen nga Policia, kundrejt shumës 25.000 euro ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K.M dhe S.A dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.  

K.M dhe S.A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet Aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe “falsifikim të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco