Vrasësit e arkitektit italian, klandestinë shqiptarë që duhej të ishin dëbuar: Matteo Salvini ndez polemikat

Vrasësit e arkitektit italian, klandestinë shqiptarë që duhej të ishin dëbuar: Matteo Salvini ndez polemikat

08:40, 02/10/2021
A+ Aa A-

Arrestimi i tre shqiptarëve për vrasjen e arkitetit italian gjatë një grabitjeje, ka nxitur polemika të forta parazgjedhore në Itali. Salvini: "Të gjithë emigrantë ilegalë! Ministër Lamorgese, a keni ndonjë gjë për të thënë?!

Piossasco- Ata po kërkonin të nxirrnin ca para lehtë dhe nuk e dinin që në shtëpinë e Roberto Mottura kishte vetëm 50 euro natën midis 8 dhe 9 qershorit të kaluar. Tre arrestimet e kryera nga karabinierët italianë, të cilët që nga dita e krimit po hetonin për të rindërtuar atë që kishte ndodhur në vilën që gjendej në kodrën e Piossasco ku arkitekti jetonte me gruan dhe djalin e tij 12-vjeçar. Tani pritet vendimi i gjyqtarit hetues.

Të tre të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, të gjithë klandestinë në Itali: ai që qëlloi arkitektin, që e vrau me një të shtënë të kalibrit 22 që i preu arterien femorale, është me vendbanim në Torino dhe ndaj tij kishte një urdhër dëbimi. Dy të tjerët jetojnë në Campania, ku u ndaluan. 

Ndërkohë, polemika parazgjedhore është ndezur: Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, shkroi në Facebook: "Ata vranë një arkitekt 50-vjeçar gjatë një grabitjeje qershorin e kaluar në Piossasco: tani policia ka arrestuar tre të huaj , të gjithë emigrantë të paligjshëm. Njëri  duhet të ishte dëbuar nga Italia në fakt. Ministër Lamorgese, keni diçka për të thënë?!"- ka nënvizuar Salvini.

Image

Viktima me të shoqen:

Hajdutët kishin hyrë nga një dritare dhe Mottura kishte zbritur poshtë për të mbrojtur familjen e tij kur kuptoi se dikush kishte hyrë në shtëpi. Njëri prej hajdutëve e kishte qëlluar atë me kalibër 22 (armë identike me atë të gjetur në kasafortën e arkitektit) një e shtënë në pjesën e poshtme të barkut, duke i prerë arterien femorale. Tani tre hajdutët e identifikuar nga hetuesit do të duhet të përgjigjen për vrasjen. 

Pastaj banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë.

Për muaj, hetuesit ndoqën gjurmët e tyre, duke analizuar çdo të dhënë të gjetur në shtëpinë e arkitektit për të kërkuar gjurmë të ADN -së së hajdutëve. 

Hajdutët bënë një gabim të vetëm: ata nuk fikën menjëherë një nga celularët e disponueshëm të përdorur për grabitjen, një gjurmë e vogël që i zbuloi ata tre muaj pas vrasjes. Gjurmë të tjera biologjike mbetën në veshjen e viktimës.

Image

Shtëpia ku ndodhi grabitja dhe vrasja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco