VIDEO/ Llixhat e Peshkopisë të lëna në mëshirë të fatit, banorët: Bashkia duhet të vejë dorë

VIDEO/ Llixhat e Peshkopisë të lëna në mëshirë të fatit, banorët: Bashkia duhet të vejë dorë

11:09, 29/09/2021
A+ Aa A-

Llixhat e Peshkopisë pavarësisht se kanë veti kuruese të shumta pushuesit stepen ti frekuentojnë për shkak të rrugës të degraduar dhe papastërtisë në zonë. Banorët e zonës dhe pushuesit të intervistuar nga SYRI TV fajësojnë qeverinë që e ka lënë këtë vend të mrekullueshëm në mëshirë të fatit.

Të shkosh në Llixhat e Peshkopisë  është një sfidë më vete! RRuga e shkatërruar ndodhet në gjendje skandaloze dhe për shkak se nuk është vënë dorë prej vitesh pushuesit vit pas viti janë reduktuar.

Ky fenomen është shqetësues për banorët vendas ,bizneset por sidomos për ata persona që e kanë të domosdoshme të vijnë 2 herë në vit në llixha.

Të intervistuar nga SYRI TV pushuesit dhe banorët ngrenë alarmin për papastërtinë në zonë dhe kërkojnë që të merren masa sa më parë edhe në infrastrukturën rrugore e cila është degraduar totalisht.

Rruga që të çon në llixhat e Peshkopisë është e pa asfaltuar, ku në verë  mbizotëron pluhuri dhe në dimër mbytet nga balta. Asfaltimi i kësaj rruge rreth 400 metra do tu lehtësonte lëvizjen pushuesve dhe do të rriste numrin e pushuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco