Po e pastronte armën që e gjeti në mal, plagos vetën në kokë Prizrenasi Foto Ilustruese

Po e pastronte armën që e gjeti në mal, plagos vetën në kokë Prizrenasi

10:15, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një person nga Prizreni është plagosur aksidentalisht në kokë, pasi po e pastronte një armë të cilën e kishte gjetur në mal.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pousko, pasditen e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

“Fsh. Pousko 28.09.2021 – 17:56. Raportohet se viktima mashkull, sipas dëshmitares femër kosovare (bashkëshortes së viktimës). Viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka bërë të ditur policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco