Efektivi i policisë u ekzekutua me plumb në zemër, SHÇBA nis hetimin për kolegët: Si u larguan 3 të rinjtë?

Efektivi i policisë u ekzekutua me plumb në zemër, SHÇBA nis hetimin për kolegët: Si u larguan 3 të rinjtë?

17:08, 28/09/2021
A+ Aa A-

Veprimet e policëve që ishin me viktimën Saimir Hoxha, i cili u qëlluar për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama do hetohen nga SHÇBA.

Kolegët e Saimir Hoxhës i cili ra në krye të detyrës do u duhet të japin disa shpjegime të asaj që ndodhi, para, gjatë dhe pas vrasjes së efektivit.

Sipas burimeve për mediat, SHÇBA do të hetojë se cilat ishin veprimet e efektivëve që shoqëronin kolegun e tyre Saimir Hoxha dhe pse nuk reaguan ku dëgjuan të shtënat.

Gjithashtu kolegët duhet të shpjegojnë edhe se si mundën të largoheshin tre të rinjtë që ishin në makinën e ndaluar për kontroll pasi qëlluan për vdekje Saimir Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco