Ekzekutoi oficerin e policisë/ Qëllon veten Aldi Rama

Ekzekutoi oficerin e policisë/ Qëllon veten Aldi Rama

15:52, 28/09/2021
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së oficerit të policisë në Lezhë ka qëlluar veten.

Informacionet jane ende te paqarta ne lidhje me fatin e te riut.

Por mësohet se ai është vetëplagosur dhe ndodhet në gjendje te rëndë dhe po transportohet për në spital me ambulancë.

Prej më shumë se tre orësh, policia ishte vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha.

Aldo Rama 21 vjeç fshihej në zonën e Vainit në Lezhë, pikërisht pranë vendit të ngjarjes.

Ai ishte i armatosur dhe gjatë operacionit për kapje qëlloi dy herë me armë zjarri në drejtim të helikopterit të policisë.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (27 shtator) kur policia ishte në kontroll për kultivim të lëndëve narkotike.

Në drejtim të patrullës është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë polici Saimir Hoxha mbeti i vrarë.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në "Lagunen Vain".

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi Rama vrau Komisarin28/09/2021 16:09

nuk qelloj ne drejtim te patrulles jo dhe si rjedhim mbeti i vare komisari. egzekutoj me plumb policin ne detyre. Kish dale ne foto me kryeministrin Polin ne sherbim e Vrau Edi Rama

Shto koment

Denonco