VIDEO - Vendimi për tërmetin/ Open Data Albania padi në Kushtetuese: Menaxhimi i fondeve në shkelje të ligjit

VIDEO - Vendimi për tërmetin/ Open Data Albania padi në Kushtetuese: Menaxhimi i fondeve në shkelje të ligjit

15:32, 28/09/2021
A+ Aa A-

Qeveria po menaxhon situatën e post-tërmetit me një akt normative që është në shkelje të Kushtetutës. Open Data Albania ka depozituar në GJykatën Kushtetuese një padi, ku kërkon shfuqëzimin e vendimit të Qeverisë, pasi është në shkelje të ligjit për prokurimet dhe krijon hapsira për abuzime me fondet.

Nga syri tv

Open Data Albania kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqzimin e vendimit të qeverisë, që rregullon menaxhimin e fondeve dhe projektet e rindërtimit për tërmetin e 26 nëntorit. Sot, Aranita Brahja, drejtuesja e IOpen Data ka dorëzuar padinë në Kushtetuese me argumentin se akti normative nr 9 për përballimin e pasojave të tërmetit është në shkelje të Kushtetus dhe anashkalon plotësisht ligjin për prokurimet publike, duke krijuar hapsira për abuzime dhe pabarazi në tendera.

Nga montorimi që I është bërë deri më tani këtij procesi, rezulton se janë tenderuar 33. 14 miliard Lekë për 337 kontrata me 192 Bashkime Operatorësh. Akti normativ nr 9 u shpall më datë 16.12.2019 për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore që synohej ndërhyrja e menjëhershme e të të gjitha institucioneve të mbrojtjes civile dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara në tërmetin e 26 nentorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco