Vrasja e policit në Lezhë, Ambasadorja Yuri Kim kërkon drejtësi!

Vrasja e policit në Lezhë, Ambasadorja Yuri Kim kërkon drejtësi!

15:22, 28/09/2021
A+ Aa A-

Edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.

Në një postim në “Twitter”, pasi ju shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, ambasadorja thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe forcat e tjera përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë”, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu28/09/2021 19:47

kimete kta jane socialistet mafioze me ne krye edvin ramen qe perkrah ti

Kimete Kimuti 28/09/2021 16:08

Po Kimetja ca drejtesie kerkon? Aty brenda e ka.

Shto koment

Denonco