Detaje nga dinamika e vrasjes së oficerit të krimeve: U godit me 10 plumba

Detaje nga dinamika e vrasjes së oficerit të krimeve: U godit me 10 plumba

13:45, 28/09/2021
A+ Aa A-

Zbulohen detaje nga vrasja e policit të krimeve Saimir Hoxha paraditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se tre policë kanë qenë në postbllok kur kanë ndaluar një automjet me 3 persona brenda.

Autori i dyshuar, Aldo Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.

Në këtë moment Aldo ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.

Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama ka arritur të largohet.

Mësohet se Aldo Rama ka qenë në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar me 30 doza hashash si person që shpëndante drogë në Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco