VIDEO/ Përfundon kontrolli te banesa e Llallës, policia ikën duarbosh

VIDEO/ Përfundon kontrolli te banesa e Llallës, policia ikën duarbosh

20:47, 22/09/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së mërkurës, policia ka kontrolluar shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Tiranë. Forca të shumta policie shkuan në banesën e tij, ndërkohë që ishte e pranishme edhe media.

Uniformat blu u larguan pasi nuk e gjetën në shtëpi Adriatik Llallën.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Ndërkohë kohët e fundit duket se ish-kryeprokurori ka ikur nga Shqipëria. Ka raportime se ai ndodhet në Gjermani. Policia do të vijojë të kërkojë për Llallën për ta arrestuar ish-kryeprokurorin që nuk dihet tashmë ku është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco