Jo takime me familjarët e të dënuarve apo të inkriminuarve, rregullorja e re për punonjësit e burgjeve: Gjobë ose përjashtim...

Jo takime me familjarët e të dënuarve apo të inkriminuarve, rregullorja e re për punonjësit e burgjeve: Gjobë ose përjashtim...

12:17, 21/09/2021
A+ Aa A-

Pas dy javësh hyn në fuqi një rregullore e re për punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Në sajë të një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë, që mban firmën e ish-ministres Etilda Gjonaj, të botuar edhe në fletoren zyrtare, ka disa kufizime për punonjësit e burgjeve, që nga mospërfshirja në politikë apo qënia pjesë e ndonjë partie.

Po ashtu punonjësve të burgjeve nuk iu lejohet dhe takimi me familjarë të të burgosurve apo persona të inkriminuar. Në vendim paralajmërohet se nëse nuk respektohen këto kritere, punonjësi përjashtohet nga puna.

URDHËR

Nr. 519, datë 8.9.2021. PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS PËR POLICINË E BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 45, pika 5, dhe nenit 49, pika 2, të ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”,

URDHËROJ:

Miratimin e Rregullores së Disiplinës për Policinë e Burgjeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri dhe pjesë përbërëse e tij.
2.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore për ndjekjen dhe zbatimin e tij.
3. Urdhri nr. 3146, datë 16.4.2009, “Për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Apelimit të Masave Disiplinore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Sektori i Arkiv-Protokollit për marrjen e masave për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.
MINISTËR I DREJTËSISË

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco