VIDEO/ Fshati Anëvjosë/ Banorët: S’ka infrastrukturë, bashkia jep premtime boshe

VIDEO/ Fshati Anëvjosë/ Banorët: S’ka infrastrukturë, bashkia jep premtime boshe

10:59, 20/09/2021
A+ Aa A-

Mbi 60 familje të fshatit Anëvjosë në Memaliaj vuajnë prej vitesh mungesën e infrastrukturës rrugore. Edhe pse e kanë ngritur me dhjetra herë zërin deri më tani asnjë nga institucionet përkatëse nuk ka marrë asnjë masë për rehabilitim e rrugës.

Nga Syri Tv

Fshati Anëvjosë i bashkisë Memaliaj vijon të mbetet i harruar mes problemeve të shumta. I banuar nga më tepër se 60 familje, ky fshat nuk plotëson as nevojat më minimale. Uji i pijshëm është fjalë e harruar për banorët teksa prej vitesh ky ka ngelur vetëm premtim zgjedhjesh.

Gjithashtu banorët ankohen për rrugën që lidh fshatin me aksin nacional ku amortizimi i saj dhe urës në të, bën që shpesh të rrezikohet edhe jeta e femijëve apo të moshuarve.

Fshati Anëvjosë, pjesë e bashkisë Memaliaj është vetëm 3 kilometra larg rrugës nacionale, por të shkosh në këtë fshat është një sfidë më vete për shkak të amortizimit të rrugës. Edhe pse shpesh banorët kanë kontaktuar me drejtuesit e pushtetit vendor, sërish askush nuk është vënë në lëvizje për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve të shumta që tashmë po bëjnë të pamundur jetesën e këtyre banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco