FOTO/ Aksident i rëndë me dy të vdekur në Greqi, një prej viktimave 21-vjeçari shqiptar

FOTO/ Aksident i rëndë me dy të vdekur në Greqi, një prej viktimave 21-vjeçari shqiptar

09:05, 20/09/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Greqi.

Dy të rinj të cilët udhëtonin me motor në ishullin e Kretës, u përplasën me një shtyllë të dritave në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes të dy humbën jetën pasi goditja ishte shumë e fortë.

Mediat greke raportojnë se viktimat janë një 21-vjeçar shqiptar i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje dhe një 17-vjeçar grek.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mbërriti i pajetë në spital. Ndërsa 17-vjeçari vdiq pak minuta pasi ishte transportuar në urgjencë.

Fotot e publikuara janë nga vendi i ngjarjes, ku shihet motori i përplasur dhe dy të rinjtë e shtrirë në tokë. Po punohet për zbardhjen e identiteteve të viktimave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco