VIDEO - ‘Largohu se ka bomba’/ Shpërthimi i fuqishëm, ndërkohë që zjarri djeg ullishtet

VIDEO - ‘Largohu se ka bomba’/ Shpërthimi i fuqishëm, ndërkohë që zjarri djeg ullishtet

12:49, 07/09/2021
A+ Aa A-

Teksa në Vlorë, në fshatin Panaja, banorët po përballen me zjarret , një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata.

Ndërsa një gazetari i TCh po pyeste një banor të zonës për zjarret, ai e paralajmëron të rri larg pasi në ferra ka bomba, dhe pa e mbaruar ai fjalinë, dëgjohet të plase një bombë.

“Mos rri afër se këto ferrat kanë bomba, nga ato të 1997, më kanë plasur mua (në sfond shihet të plasë një e tillë). Ja e dëgjove tani, shpërtheu”, tha ai.

Ndërkohë me qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen.

Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco