Policia kap shqiptarin me 1 kg kokainë, befasohet në shtëpinë e tij

Policia kap shqiptarin me 1 kg kokainë, befasohet në shtëpinë e tij

10:15, 05/08/2021
A+ Aa A-

Policia e qytetit Bolzano në Itali arrestoi një shqiptar 30-vjeçar, të cilit i gjeti rreth 1 kg kokainë.

Hetimet nisën pasi banorët e një lagjeje informuan policinë për lëvizjet e dyshimta të të riut në një garazh. Pasi e vëzhguan për disa ditë, policët i vunë prangat.

Atij iu gjetën 52 gramë kokainë me vete. Pas kontrollit me ndihmën e qenit në garazh, u kapën edhe afro 916 gramë kokainë.

Policia tha se kokaina ishte e cilësisë më të lartë dhe në tregun e zi mund të sillte një vlerë prej 100 mijë eurosh.

Kur kontrolluan shtëpinë e shqiptarët, policët u befasuan pasi gjetën edhe një makinë për numërimin e parave. Mesa duket tregtia i kishte ecur mirë.

30-vjeçari u dërgua në burgun e Bolzanos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco