Ja dyshimet për shkakun e aksidentit, Drejtori i Mbrojtjes Civile: Në autobus kishte edhe fëmijë

Ja dyshimet për shkakun e aksidentit, Drejtori i Mbrojtjes Civile: Në autobus kishte edhe fëmijë

11:52, 25/07/2021
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona humbën jetën nga aksidenti i regjistruar ditën e sotme në Brod të Kroacisë, ndërsa mbi 30 të tjerë u plagosën.

Drejtori i Emergjencës Civile Damir Trut, ka dhënë detaje të reja të aksidentit fatal ku u përfshi autobusi me targa të Kosovës, i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Në një komunikim për mediat ai u shpreh se në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe dy shoferë njëri-prej të cilëve ka humbur jetën.

 “Në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë. Nëntë pasagjerë dhe një nga shoferët kanë humbur jetën. Deri më tani 44 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë dhe po presin të marrin trajtim mjekësor”, tha ai duke konfirmuar se në në autobus kishte edhe fëmijë.

Sipas 24sata.hr autobusi i cili po udhëtonte me emigrantë të cilët po ktheheshin nga Frankfurti në Prishtinë kishte ndaluar për të pushuar rreth gjysmë orë para se të ndodhte aksidenti dhe se në autobus ishin dy shoferë të cilët janë shkëmbyer me njëri-tjetrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lodhja e shoferit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco