DEA sinjalizoi për 17 kg kokainë, në Durrës u gjetën vetëm 11 kg

DEA sinjalizoi për 17 kg kokainë, në Durrës u gjetën vetëm 11 kg

10:58, 24/07/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i një dite më parë në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 11 kg e 675 gr kokainë.

ABC mëson se të gjithë kontejnerët që ndodhen në këtë port janë kontrolluar nga policia, kjo pasi DEA amerikane ka sinjalizuar se sasia e kokainës që do të sillej në këtë port ka qenë 17 kg.

Për të gjetur sasinë e mbetur, e cila nuk ndodhej në kontejnerin e kontrolluar nga policia një ditë më parë, është bërë kontrolli i pjesës tjetër.

Lënda narkotike është zbuluar pasi Policia lokale ka konstatuar të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, më 17 korrik.

Kontejneri ku u gjet sasia e drogës është rifutur në skanerin e Portit të Durrësit, pas alarmit që ka dhënë një prej qenve antidrogë. Kjo është hera e tretë që kësaj kompanie, që merret me importin e bananeve nga Ekuadori, i kapen lëndë narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco