VIDEO dramatike/ Një tjetër ‘Mihal’ në jug, ja çfarë i bëjnë çiftit të ri

VIDEO dramatike/ Një tjetër ‘Mihal’ në jug, ja çfarë i bëjnë çiftit të ri

14:13, 22/06/2021
A+ Aa A-

Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit.

Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë, me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

Çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.

Në pamje shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet, akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia.

Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës. Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eri22/06/2021 20:35

Faktikisht vetem ne Shqiperi ti marin leket ne fund se ne vendet e tjera ti marrin qe diten e pare dhe nese nuk te pelqen mund te ikesh kur te duash. Edhe te thuash qe nuk me pelqeu eshte subjektive. Here tjeter kontrollo vendin para se te shkosh nese eshte brenda shijeve te tua.

Andi22/06/2021 16:34

Me mire pushoni ne shtepise sa ne halete turistike te ketij vendi.Aty nuk behet biznes, aty behet hajdutllek ne emer te biznesit

Leonsio22/06/2021 15:46

Ky problem zgjidhet shume shpejt : abandononi keto hotele , lokale , plazhe , që kane pronare keto monstra , sepse ky nuk eshte rast i veçuar , por , po ndodh shpesh ne ate brgdet , sidomos edhe me çmimet ...

Shto koment

Denonco