Sherr me thika për të dashurin/ Shqiptarja e mitur plagos rëndë dy moshataret 15 vjeçare

Sherr me thika për të dashurin/ Shqiptarja e mitur plagos rëndë dy moshataret 15 vjeçare

22:11, 19/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku shtatë vajza të mitura janë zënë me thika, duke shkaktuar plagosjen e dy prej tyre të cilat janë në gjendje të rëndë.

Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave.

Sipas informacioneve, një 15 vjeçare shqiptare është autorja e plagosjes së dy moshatareve të saj greke, e cila është arrestuar nga policia.

 Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për ndërhyrje urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco