I gjendet pistoleta në ambjentin e punës, arrestohet magazinieri në Tiranë

I gjendet pistoleta në ambjentin e punës, arrestohet magazinieri në Tiranë

13:39, 18/06/2021
A+ Aa A-

Eshte sekuestruar nga policia në kryeqytet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ndërkohë që është vënë në pranga poseduesi i tyre, M. H, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco