VIDEO/ Asnjë roje bregdetare, mbytet turisti i huaj në Vlorë

VIDEO/ Asnjë roje bregdetare, mbytet turisti i huaj në Vlorë

11:53, 18/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për një turist austriak, 76 vjeç i cili ka humbur jetën, rrugës për në spital.

Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e shpejtë, pasi ai kishte ngelur në det, po nuk ka mundur të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e ri të Vlorës.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco