EMRAT/ Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia, policia arreston dy të dyshuar, ja akuza

EMRAT/ Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia, policia arreston dy të dyshuar, ja akuza

08:36, 17/06/2021
A+ Aa A-

Një operacion i Policisë së Shtetit për ndalimin e personave që kanë kryer krime është zhvilluar gjatë orëve te fundit.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit si të dyshuar për pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Dyshohet se këta kanë bashkëpunuar me Nuredin Dumanin.

Ky i fundit u ka kerkuar te vëzhgojnë territorin ku do të kryhej vrasja.

Burimet shpjegojnë se ata akuzohen per “Sigurim te kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasje”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Vazhdimi", për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020.   

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Në vijim të punës hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2020, në tregun e makinave në Shkozet, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër, bazuar në provat e grumbulluara, mëngjesin e sotëm u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Vazhdimi". 

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin. 

Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" , kryer në bashkëpunim dhe "Mashtrimi".

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër).

Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.  

Materialet do t’i dërgohen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco