Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, vatër e re në Shëngjin

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, vatër e re në Shëngjin

18:48, 15/06/2021
A+ Aa A-

Shqipëria ditët e fundit po përfshihet nga zjarre masive që për shkak të terrenit të vështirë po bëhet e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Një vatër e re që prej disa orëve në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv.

Sipas informacioneve të para mësohet se shkaku i zjarrit është djegia e disa mbeturinave dhe era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Zjarri ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur tek shkurret aty pranë.

Për shuarjen e flakëve po punojnë prej orësh zjarrfikësit. Po digjen shkurre dhe ferra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco