Kapen 400 kg hashash/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Kapen 400 kg hashash/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

10:22, 09/06/2021
A+ Aa A-

Zyrtarët civilë në provincën e Almerisë (qyteti juglindor i Spanjës) kanë arrestuar nëntë persona dhe kanë shkatërruar një bandë shqiptare të drogës, e cila po planifikonte të transportonte 400 kg hashash, duke e fshehur brenda një transformatori elektrik të tensionit të lartë.

Mendohet se droga kishte si destinacion shtetin italian.

Sipas EuroWeekly News, hetimet zbuluan se banda po përpiqej të merrte nën kontroll fermerët e paligjshëm të marihuanës në të gjithë rajonin perëndimor të Almerisë.

Në një njoftim për shtyp të policisë, raportohet se anëtarët e bandës, të gjithë me kombësi shqiptare, kishin lidhje me 'Sacra Corona Unita', një organizatë famëkeqe mafioze nga rajoni italian i Pulias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco