Detaje/ Kërcet arma në mes të ditës, vritet një person në qendër të qytetit shqiptar

Detaje/ Kërcet arma në mes të ditës, vritet një person në qendër të qytetit shqiptar

18:41, 18/05/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person 40 vjeç është vrarë me armë zjarri.

Vrasja është regjistruar rreth orës 15:36 në rrugën “Gjin Gazuli”.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se si pasojë e plagëve të marra, personi ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco