Motori përfundon poshtë kamionit, drejtuesi në spital Foto Ilustruese

Motori përfundon poshtë kamionit, drejtuesi në spital

14:39, 16/05/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në zonën e Liqenit të Thatë.

Një person 23 vjeç me motor ka goditur nga pas në kamion dhe për pasojë është plagosur duke përfunduar në spital.

"Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motor me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco