Lajmi i fundit

Mbytet pushuesi në plazhin e Velipojës

FOTO/ Vrau shokun e ngushtë duke pirë bashkë? Ja cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit në Tiranë Viktima majtas dhe autori i dyshuar i vrasjes se tij, Marjus Dema - djathtas me syze

FOTO/ Vrau shokun e ngushtë duke pirë bashkë? Ja cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit në Tiranë

08:11, 11/05/2021
A+ Aa A-

Pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qama mbrëmjen e djeshme në Tiranë në rrugën 5 Maji, Policia ka identifikuar si autor të vrasjes shokun e tij Marjus Dema, thanë burimet. Por Marjus Dema nuk është kapur, por eshte shpallur në kërkim.

 Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti që ka ndodhur ën tryezën ku djemtë ishin ulur në një lokal dhe bisedonin me njeri –tjetrin prej orësh, duke pirë.

Kanë qenë vetë shokët  që e kanë çuar viktimën drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur dot që ta mbajnë në jetë për shkak të plagës që ka marrë në gjoks dhe që i ka prekur zemrën.

Qema ishte banor i zonës ku ndodhi vrasja.

Mësohet se derimë tani policia ka shoqëruar rreth 10 persona që kanë dijeni apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes por nuk kanë mundur që të kapin autorin e dyshuar të vrasjes.

Në një foto të siguruara nga Faxweb.al, viktima dhe autori i dyshuar jo vetëm që kishin shoqëri mes tyre, por ishin aq të afërt sa ndanin dhe foto në rrjetet sociale, ndërkohë që mbetet mister arsyeja që çoi në këtë konflikt me pasoja fatale.

Viktima majtas dhe autori i dyshuar i vrasjes se tij, Marjus Dema - djathtas

Image

Image

Vendi ku ndodhi vrasja:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco