VIDEO/ Momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Vlorë, autorit i bie kallashnikovi nga dora…

VIDEO/ Momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Vlorë, autorit i bie kallashnikovi nga dora…

22:40, 10/05/2021
A+ Aa A-

Janë publikuar pamjet e tmerrshme të ekzekutimit të biznesmenit Bledar Birçaj, në Vlorë, mesditën e sotme.

Në video shihet momenti kur dy autorët dalin nga makina dhe qëllojnë të dy me breshëri drejt makinës, ku udhëtonte shënjestra.

Makina e këtij të fundit ndalon menjëherë, ndërsa autorët fillojnë të qëllojnë, siç shihet nga pamjet e rënda të publikuara nga emisioni “Opinion”.

Më pas, këta të fundit largohen, ku siç shihet nga pamjet, njërit prej tyre i bie kallashnikovi dhe kthehet sërish për ta marrë, për t’u larguar pastaj me një makinë gri. Ndërkohë, në këtë moment nga makina e viktimës del pasagjeri, i cili largohet me vrap dhe në panik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arifi11/05/2021 07:23

Pa kalu 12 ore nga ekzekutimi doli video. Ne Elbasan po shkojne te 40 dhe akoma hic...

Shto koment

Denonco