Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Motra mbyt motrën me jastëk

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Motra mbyt motrën me jastëk

19:50, 10/05/2021
A+ Aa A-

Një 33-vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës, dyshohet se ka vdekur dje pasi mendohet se është mbytur nga e motra e saj me jastëk.

Dy motrat, autorja dhe viktima dhe autorja, dyshohet të kenë pasur probleme mendore.

Viktima 33-vjeçare dyshohet se është mbytur nga motra e saj, e cila u arrestua dhe me urdhër të prokurorit të shtetit.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, pasi fillimisht u bë e ditur se bëhej fjalë për vdekje të dhunshme.

Një ditë pas kësaj tragjedie, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për vrasjen e motrës, gjithashtu për të është propozuar edhe ekzaminimi psikiatrik.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se hetimet po udhëheqen në drejtim të vepres penale “vrasje e rëndë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco