Ekzekutoi gruan para gjykatës, lihet në burg ish-polici

Ekzekutoi gruan para gjykatës, lihet në burg ish-polici

12:15, 08/05/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten me kallashnikov e plagosi dy të tjerë.

Buzo i mori jetën bashkëshortes Liljana në prezencë të djalit të tyre, ndërsa ajo po dilte nga gjykata pas seancës së divorcit.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë për ta lënë 58-vjeçarin në burg.

Nga breshëria e armës, Koço ekzekutoi Liljana Buzon 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila si dhe Adriatik Kolën. Ai u vu në pranga nga policia, pak minuta pas krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco