Me 4-mijë fara kanabisi në makinë, bien në grackën e Policisë së Shkodrës dy transportuesit

Me 4-mijë fara kanabisi në makinë, bien në grackën e Policisë së Shkodrës dy transportuesit

09:24, 08/05/2021
A+ Aa A-

Kanë rënë në grackën e ngritur nga Policia e Shkodrës, dy të rinj që qarkullonin me 4 mijë fara kanabisi me vete, me qëllim që t’i mbillnin ato në zonat e thella të Dukagjinit.

Policia e Shkodrës kishet informacion për veprimtarinë e tyre, ndaj zhvilloi një operacion antikanabis të koduar "Gracka".

Në këtë operacion u arrestuan  Zh.S, 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe dhe A.L 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

Në makinën me të cilën udhëtonin të dy, që drejtohej pa leje drejtimi nga Zh.S, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, Policia gjatë kontrollit gjeti 4000 fara kanabisi.

Atyre iu  sekuestruan 3 aparatet celularë dhe 1 automjet.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, në ngarkim të shtetasit Zh. S., ndërsa në ngarkim të shtetasit A. L. u referuan materialet për veprat penale ’’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco