Nuk pranuan identifikimin përpara policisë, prangosen tre persona në Durrës

Nuk pranuan identifikimin përpara policisë, prangosen tre persona në Durrës

09:39, 20/04/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy persona në zonën e plazhit, të cilët gjendeshin në ambientet e një lokali të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Në momentin që efektivët kanë kërkuar nga të pranishmit në lokal mjetet e identifikimit, shtetasit H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, kundërshtuan me dhunë uniformat blu.

Të tre këta persona janë arrestuar dhe janë shoqëruar në polici, ndërkohë që është gjobitur dhe me 10 milionë lekë dhe pronari i lokalit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Durrës

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 13, Plazh, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona. Shërbimet e Policisë, pasi i kanë kërkuar shtetasve që ndodheshin brenda në lokal, dokumentet e identifikimit, 3 prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit: H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronarin e lokalit, shtetasin E. P., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco