Lajmi i fundit

Aksident në Tiranë, makina përplas fëmijën 10 vjeç

FOTO/ Aksident i rëndë në Gjakovë, dyshohet se tri viktimat janë nga Shqipëria

FOTO/ Aksident i rëndë në Gjakovë, dyshohet se tri viktimat janë nga Shqipëria

10:31, 17/04/2021
A+ Aa A-

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në fshatin Raçë të Gjakovës.

Lajmin për Syri Kosova e ka konfirmuar Toger Nysret Xhurkaj nga Policia e Kosovës. 

Sipas tij, vetura në të cilin ndodheshin tre persona kishte dalë jashtë rrugës në fshatin Raçë dhe si pasojë që të tre personat që ndodheshin në të kanë ndërruar jetë.

"Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident ne Fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësor ne vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Xhurkaj për Syri Kosova. 

Syri Kosova do të ju mbajë të informuar me të rejat e fundit nga ky aksident. 

 Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco