'Më shohin gruan time'/ Si nisi sherri i përgjakshëm në Berat

'Më shohin gruan time'/ Si nisi sherri i përgjakshëm në Berat

12:25, 15/04/2021
A+ Aa A-

Nëna e Albert Memajt, i cili një natë u konfliktua me katër vëllezërit Marini në Berat ku si pasojë u plagos një efektiv policie, ka treguar si ka nisur ngjarja. Shkëndi Memaj ka deklaruar konflikti ka nisur për shkak se një prej vëllezërve Marini pretendonte se në dyqan qëndronin njerëz që shikonin nga banesa e tyre duke i ngacmuar gruan.

“Ora ishte 8 pa çerek. I thashë djalit mbylle dyqanin se vajti vonë. Më tha ik përpara se erdha unë. E morën në telefon një njeriu ynë dhe po fliste. Në atë kohë djali më tha 'erdhi Geraldi në dyqan dhe më mbërtheu prej gryke'.

Ai i kish thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë, a je në terezi apo nuk je. Ai u hodh, tha çuni, dhe erdhi i vëllai me një kaçavidë. I kish thënë edhe një komshi 'çuna, çfarë po bëni'. Djali i nxjerr jashtë dhe vjen lart. Ata dolën përjashta dhe na qëlluan me gurë. Atje u godit nusja me gurë në ballon sipër. Nusja u godit dhe i filloi hemorragjia nga koka. U futëm brenda dhe i thashë djalit merr policinë.

Erdhi policia dhe u përleshën andej. Mori nusen ambulanca. Të them se jemi ngatërruar qysh a tek nuk jemi ngatërruar. Ata ishin të katërt aty. Dy ishin aty, dy ishin te dera. Me policinë u përleshën ata, por nuk morën vesh çfarë ndodhi se kishim hallin tonë. Kështu qe puna”, thotë ajo

Ndërsa i afërmi tregon se palët e konfliktuara kishin shtëpitë ngjitur dhe katër vëllezërit vinin shpesh në dyqanin e familjes Memaj

“Isha te lokali në lagje dhe po diskutonim në lokal që kështu kështu ndodhi që është plagosur një polic. Mora nipin ta pyes, Pastaj kishte ardhur edhe policia. Të shoqen e kishin dërguar në urgjencë. Pastaj e sollën në shtëpi. E përjetova keq. Unë kam qenë dëshmitar disa herë këtu edhe pa lekë i kanë dhënë. Ata mesa kuptuam kanë qenë të dehur. Më tepër nuk di çfarë të them. Nuk jam takuar as me çunin se dje kishte ardhur policia. Ku di gjë më unë ç’të them”, shprehet ai.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre nga vëllezërit Marini dhe është shpallur në kërkim i katërti. Nga përplasja e një nate më parë mbeti i plagosur Julian Xhahalili, i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes palëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco