‘Nanës i dhimbte koka’/ Fëmijët dëgjuan ulërima, djali e gjeti të larë në gjak

‘Nanës i dhimbte koka’/ Fëmijët dëgjuan ulërima, djali e gjeti të larë në gjak

12:02, 11/04/2021
A+ Aa A-

Dëshmitarët kanë zbardhur detaje në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Maqellarë të Dibrës, ku nusja ka vrarë me thikë vjehrrën.

Banorët e zonës kanë treguar se në momentin e krimit, jashtë banesës kanë qenë duke lozuar disa fëmijë.

Kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.

Raportohet se pas 6 orësh ka qenë djali i viktimës, burri i 44-vjecares ai që ka zbuluar krimin.

Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën e tij të lyer në gjak dhe të pajetë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se shtetaseje me inicialet M.M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ajo ndodhet pas hekurave, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen, raporton BW.

Image

Viktima Naile Markaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco