Nis sezoni i kultivimit të kanabisit, 40-vjeçari kishte mbjellë dhjetëra rrënjë në serë

Nis sezoni i kultivimit të kanabisit, 40-vjeçari kishte mbjellë dhjetëra rrënjë në serë

09:47, 11/04/2021
A+ Aa A-

Policia e Vaut të Dejës arrestoi një 40 vjeçar pasi kishte kultivuar disa bimë narkotike kanabis sativa në zonën e Kuzmaçit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga policia u arrestua në flagrancë 40-vjeçari A.A.

Pas kontrollit të ushtruar në serën në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u sekuestruan.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco