Plagosja në Korçë/ Policia: Autori në kërkim, u konfliktuan për ….

Plagosja në Korçë/ Policia: Autori në kërkim, u konfliktuan për ….

18:28, 02/03/2021
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në lagjen nr 5 të qytetit ku mbeti I plagosur një person.

Sipas policisë ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ku dyshohet se viktima është plagosur në këmbë.

Korçë/Informacion paraprak                       

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco