Pas Piperos, infektohen pas vaksinës edhe drejtuesit e azilit të Gjirokastrës

Pas Piperos, infektohen pas vaksinës edhe drejtuesit e azilit të Gjirokastrës

09:47, 01/03/2021
A+ Aa A-

Në rastet e rralla të infektimit me COVID-19, pas ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në Shqipëri ka hyrë edhe Drejtori i azilit të Gjirokastrës  Arianit Muho dhe financierja e këtij institucioni. Klodiana Qirushi.

Bëhën tri kështu rastet e këtij lloji në vend, ku të parin e regjistroi doktori i njohur Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave Shendetesore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dr. Mira Rakacolli e shpjegoi kështu rastin e infektimit pas dozës së parë të vaksinës nga Pipero: "Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rast i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotëror. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht.

Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe t'i marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon t'i zhvillojë antitrupat më vonë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar01/03/2021 11:22

Deri tani, me rreth 1500 të vaksinuar, që të jenë infektuar vetëm tre persona prej tyre, mund të themi se jemi shumë më lartë kuotës 95% të sigurisë se vaksinës. Më kjartë e thënë, siguria është vetëm për 95 të vaksinuar në 100 persona e sipas kësaj i bie që pa mbrojtje mund të ishin në 1500 të vaksinuar, 75 prej tyre. Le të shpresojmë pra që të vazhdohet me këto rezultate.vaksinimi, nëse nuk fshihet e vërteta.

shqiptar01/03/2021 11:06

Deri tani, me rreth 1500 të vaksinuar, që të jenë infektuar vetëm tre persona prej tyre, mund të themi se jemi shumë më poshtë kuotës 95% të sigurisë se vaksinës. Më kjartë e thënë, siguria është vetëm për 95 të vaksinuar në 100 persona e sipas kësaj i bie që pa mbrojtje mund të ishin në 1500 të vaksinuar, 75 prej tyre. Le të shpresojmë pra që të vazhdohet me këto rezultate.vaksinimi, nëse nuk fshihet e vërteta.

Shto koment

Denonco