Aksident i rëndë në Rinas, makina arratiset nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Rinas, makina arratiset nga vendngjarja

20:10, 28/02/2021
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Voreë, tek kryqëzimi i Rinasit.

Një makinë ka goditur një motoçikletë picerie.

Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili është dërgua tek spitali i Traumës, në gjendje të rëndë.

Makina që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja në drejtim të Rinasit.

Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur, ndërsa vazhdon kërkimi për gjetjen e makinës së aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco