Benzi u vjedhur në Suedi, kapet në Morinë

Benzi u vjedhur në Suedi, kapet në Morinë

14:49, 25/02/2021
A+ Aa A-

Një benz i vjedhir në Suedi u gjet sot në pikën e kalimit kufitat të Morinës në Kukës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Suedi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco